Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj vizituan sot shtëpinë e të moshuarve në Suharekë të Kosovës.
Begaj vlerësoi se, ky institucion është një shembull i jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar.
“Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur”, shkruan Presidenti në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto nga kjo vizitë në Suharekë.