Pas rrugëve “Fan Noli” dhe “Gjergj Kastrioti”, një tjetër rrugë në Nju Jork do të mbajë emrin e Babait të Kombit, Ismail Qemali.
Është kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka bërë publik lajmin e mirë që bën krenar të gjithë shqiptarët.
“Kënaqësi të prisja në zyrë, mikun dhe atdhetarin, Naser Nika, i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në Staten Island, New York, realizuan këtë nismë. Shumë krenar”, shkruan Veliaj.