Kuvendi mban një minutë heshtje për ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë ditën e hënë. Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, ligjvënësit shqiptarë u ngritën në shenjë nderimi dhe mbajtën një minutë heshtje për kavalierin.
Gjatë fjalës së saj, Nikolla tha se Berlusconi ishte një mik i vjetër dhe i shquar i Shqipërisë, ndërsa shtoi se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ishte mik i shquar i Shqipërisë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve”.