Monday, October 7, 2024
HomePolitikëXhaçka: Të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve të Kosovës me SHBA...

Xhaçka: Të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve të Kosovës me SHBA e BE

-

 

Ashtu si në Kosovë edhe në Shqipëri politika është e ndarë në qëndrime sa i përket veriut. Sali Berisha akuzoi sërish Ramën për mbështetje të presidentit të Serbisë. Ndërsa mazhoranca i solli në vëmendje ish kryeministrit faktin se ai është i shpallur non grata. Nga ana tjetër presidenti Bajram Begaj arrestimin e tre policëve të Kosovës e ka konsideruar provokim të rëndë

Rrëmbimi i 3 efektivëve të Kosovës nga forcat serbe gjithashtu tensionet e shumta në vendin fqinj vijuan debatet edhe në Tiranë.

Presidenti Bajram Begaj në reagimin e tij u shpreh ky veprim i forcave serbe është një akt i rëndë provokativ.

 “Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme,”  tha ai.

Edhe në sallën e kuvendit nuk munguan tonet mes opozitës dhe mazhorancës. Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama teksa u shpreh se ky i fundit zbaton urdhërat e presidentit serb.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se është e domosdoshme që situata në Kosovë të shtensionohet.

Duke marrë fjalën, Xhaçka u shpreh se “është e domosdoshme që qeveria e Kosovës të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë, aleatët tanë SHBA dhe BE për shtensionimin e situatës”.

“Duhet të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve me SHBA e BE sepse pasojat janë vërtet të rënda. Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, vijoi ajo.

Ajo theksoi se dialogu mes dy shteteve është e vetmja rrugë që garanton paqe.

“Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes, por kjo kërkon guxim. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar me çdo mjet e me të gjithë mundësitë e saj. Por jo duke vazhduar në rrugën e përplasjes me të gjithë miqtë e aleatët, sepse nga kjo Kosova nuk mund të dalë kurrë e fituar”, tha ajo.

Sipas Xhaçkës, “drafti i kryeministrit Edi Rama për asociacionin është  hap i qenësishëm për shtensionimin dhe rikthim në rrjedhë të dialogut” Kosovë-Serbi.

“Është e domosdoshme që qeveria e Serbisë të lirojë të tre policët. Lirimi i tyre do ishte në kuadër të zbutjes së tensioneve. Ndërkohë i lëmë kohë KFOR-t të zbardhë atë që ka ndodhur”, tha Xhaçka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts