Saturday, October 5, 2024
HomePolitikëFjala e kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci, në mbledhjen e parë...

Fjala e kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci, në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak

-

Të nderuar,

Së pari më lejoni t’i uroj të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e këshillit bashkiak për detyrën
Unë sot kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por më besoni që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por unë tani është koha për t’u përqëndruar te puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes. Ne duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave.
Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave.
Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi që na kanë dhënë qytetarët janë një garanci e fortë për suksesin tonë.

Të nderuar këshilltarë,

Pavarësisht përkatësive tuaja (fatmirësisht ky këshill tashmë është përfaqësues i shumë grupimeve politike), te ju unë shoh të zgjedhurit e kësaj bashkie, ku duhet dëgjuar fjala e të gjithëve e ku nuk ka ndasi, nuk ka qytetarë të dorës së dytë, nuk ka rëndësi sa metra a kilometra larg godinës së bashkisë banojnë, a janë familjet e vjetra me derën e madhe, apo të ardhurit që në Shkodër gjetën mundësinë më të mirë për fëmijët e tyre, a i përkasin një partie a një grupimi.
Kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, dera e hapur për të gjithë.
Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punet dhe jo privilegjet .
Ju, administrata e bashkisë e institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim.
Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para! Zoti e bekoftë Shkodrën dhe shkodranët!
Na u priftë e mbara! Faleminderit të gjithëve!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts