Friday, October 11, 2024
HomeAktualitetMatura Shtetërore, sot provimi i fundit i lëndës me zgjedhje

Matura Shtetërore, sot provimi i fundit i lëndës me zgjedhje

-

Rreth 33 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Këtë vit për herë të parë MAS ka hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj, më 7 qershor gjuhën shqipe dhe letërsinë dhe më 13 qershor matematikën.

 

Deri tani kanë dalë rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ku kalueshmëria është 96 % dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24 % e maturantëve, si dhe rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë ku kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts