Saturday, October 5, 2024
HomeAktualitetMinistri Çuçi për situatën në kampin Ashraf: Thyen Kodin e Mikpritjes me...

Ministri Çuçi për situatën në kampin Ashraf: Thyen Kodin e Mikpritjes me dhunë

-

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi doli dje në një konferencë për mediat në lidhej me situatën e krijuar sot në kampin Ashraf në Durrës.

Çuçi u shpreh se vendimet e gjykatës duhen zbatuar dhe se muxhahedinët thyen Kodin e Mikpritjes.

Ai u shpreh se policia ka hyrë në kamp në mënyrë që të zbatonte vendimin e gjykatës për kontroll dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike.

“Ndihem i keqardhur dhe madje i indinjuar me sjelljen e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit.
I keqardhur sepse Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre me qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Në vijimësi i ka ofruar ndihmë, siguri, madje edhe mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të regjimit të Iranit. Për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë. E paimagjinueshme dhuna sot ndaj policisë.

 

Besoj se duhet të biem dakord se është jo vetëm shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri e jeton brenda ligjeve, por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që i kemi ofruar. Që të jemi të qartë MEK ka një marrëveshje me qeverinë që të strehohen vetëm për qëllime humanitare, e qartë është edhe se u ndalohet çdo lloj aktiviteti politik apo të tjera të natyrës politike apo edhe protestave të çdo lloj forme. Kemi pasur herë pas here për mosrespektim të marrëveshjes, por kjo tashmë kohët e fundit, pra aktiviteti i tyre politik, ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka nisur më shumë se një çështje penale mbi këtë gjë. Ashtu siç duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues SPAK kishte indicie të forta mbi këtë gjë dhe i është drejtuar gjykatës për një kontroll brenda kampit, që është si çdo pjesë tjetër e territorit shqiptar, dhe të sekuestronte ato që duheshin.Gjykata mori vendim brenda ligjeve. Këtu nis puna e policisë për zbatimin e vendimit të gjykatës dhe sekuestrimi i pajisjeve elektronike sipas këtij vendimi. Vendimet e gjykatës janë për tu zbatuar”, tha ai.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts