Enkelejd Alibeaj në një prononcim për gazetarët ka komentuar situatën e fundit brenda Partisë Demokratike, e cila duket se sërish është në një ngërç përsa i përket caktimit të zgjedhjeve për kreun e ri të partisë.
“A do bëjmë ne dot një proces transparent dhe jo me simptomat e dikurshme, kjo është sfida. Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, sfida është sesa procesi është transparent, ku të mos manipulojmë votat. Nuk kam kandiduar përballë Bashës, por ai ka të drejtë për të kandiduar. Unë jam shumë serioz në detyrat që marr në PD”, tha Alibeaj.