Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për të folur lidhur me situatën në veri të Kosovës. Në fjalën e tij, Rama ka bërë thirrje edhe njëherë për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.
“Policët mbahen në burg në Serbi. Nuk ka përparim në dialog pa kthimin e tyre në shtëpi. Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë për sa kohë Serbia nuk i jep fund heqjes së lirisë së tre policëve, kur ata nuk kanë kryer asnjë krim. Dhe nëse e kanë kaluar kufirin sikur ta marrin të mirëqenë njerëzit arrestohen, pyeten dhe kthehen pas. Mbajtja e tyre në burg e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin, por arrestimin e një personi tjetër, nuk i përgjigjen në mënyrë simetrike shkeljeve të të drejtave të bashkëkombase të një shteti tjetër. Duhet bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, EULEX, KFOR dhe aty ku është origjina e kësaj problematike”, tha Rama.