Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve, që u rrëmbyen më 14 qershor nga Serbia.
“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti në reagimin e tij.