Transforimi i piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në rajon ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Media e njohur franceze, “21 Minutes”, i ka kushtuar një artikull piramidës së Tiranës.
“Vepra që dikur i kushtohej një diktatori komunist sot është gati për t’u rikthyer në një qendër të teknologjisë ku të rinjtë do të kenë mundësinë për të krijuar të ardhmen e tyre”.
Më pas, shkruan “21 Minutes”, Piramida shërbeu si vendndodhje e zyrave të NATO-s, si ambient për ambasadën e SHBA, por gjithashtu shërbeu si lokal, klub nate, studio televizive.
Programi i edukimit digjital që ka për qëllim të aftësojë të rinjtë në këtë fushë, krahasohet me ato të qyteteve si Parisi apo Belini. “Ky program i edukimit digjital ekziston tashmë në qytete si Parisi apo Berlini. Në Tiranë, ai ka si qëllim të aftësojë të rinjtë në fushën digjitale”.
Drejtoresha e TUMO Tirana, Shqipe Berisha shprehet për median franceze se njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë në këtë qendër do u shërbejnë atyre për të ardhmen.
“Të gjithë njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë këtu, do u vlejnë atyre tani, por kryesisht do u shërbejnë në të ardhmen , çfarëdo lloj profesioni ata do të zgjedhin të ushtrojnë në të ardhmen”, shprehet Shqipe Berisha (drejtoreshë e TUMO Tirana) për median franceze.