Saturday, October 12, 2024
HomePolitikëNikolla pret Sobotka: Rrisim mbështetjen dhe partneritetin për reformat integruese

Nikolla pret Sobotka: Rrisim mbështetjen dhe partneritetin për reformat integruese

-

 

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, priti sot Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën zyrtare në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit, Nikolla e vlerësoi Presidentin Sobotka si një ndër partnerët e miqtë më të ngushtë të Kuvendit dhe një mbështetës e dashamirës i shqiptarëve, çka është dëshmuar me tre vizitat e tij në Shqipëri, gjatë pesë viteve të fundit.

“Marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera e dinamike. Ne i jemi mirënjohës Austrisë për mbështetjen ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, ndër avokatët më të fuqishëm të këtij procesi, për ndihmën në avancimin e reformave, në veçanti të reformës në sistemin e drejtësisë, mbështetjen e institucioneve të drejtësisë, të agjencive ligjzbatuese, luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit e trafiqeve, për bashkëpunimin dypalësh në rritje në ekonomi, kulturë, mes universiteteve, arsimin profesional etj. si edhe për bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare”, theksoi  Nikolla.

Nikolla vlerësoi qasjen mbështetëse të Shqipërisë ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi se procesi i integrimit si proces ndihme e zhvillimi për vendet tona duhet të bëhet edhe një proces për sigurinë e paqen.

Kryetarja e Kuvendit i kërkoi Presidentit Sobotka vijimin e mbështetjes së Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo vuri në dukje se, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe është e përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Kryesimi i Procesit të Berlinit për vitin 2023.

Shqipëria mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe “Planin evropian”, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, Bashkimin Evropian dhe SHBA, si rruga e vetme për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe paqen në rajon

Shqipëria do të vijojë të mbajë një pozicion të qartë e të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Sobotka, falënderoi Kryetaren Nikolla për vlerësimin dhe vullnetin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy parlamenteve dhe vuri në dukje se bashkëpunimi i shkëlqyer mes Austrisë e Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar e Kuvendit do të vijojë. Austria do të vijojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë dhe BP. Austria vlerëson arritjet e reformave në Shqipëri, sidomos reformës në drejtësi, e cila mund të shërbejë edhe si një model për reformat e tjera integruese. Këshilli Kombëtar do ta mbështesë Kuvendin edhe në modernizimin e procesit legjislativ dhe përafrimin e legjislacionit si edhe me ekspertizë në aspekte të tjera që do të gjykohet e nevojshme.

Kryetarja Nikolla dhe presidenti Sobotka biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyer parlamentar, në veçanti për zbatimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes dy parlamenteve për ngritjen në Kuvendin e Shqipërisë të Punishtes së Demokracisë, e cila po krijon nje model shumë pozitiv për edukimin qytetar e demokratik të rinisë.

Gjithashtu, kryetarja Nikolla dhe presidenti Sobotka zhvilluan një bashkëbisedim me një grup fëmijësh në Punishten e Demokracisë së Kuvendit dhe vizituan kantierin e ndërtimit të Qendrës së Vizitorëve të Kuvendit.

Në vijim, Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts