Monday, October 7, 2024
HomeAktualitetYuri Kim ikën nga Shqipëria: Më kanë pritur me bukë e kripë...

Yuri Kim ikën nga Shqipëria: Më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë në 61 bashkitë

-

Yuri Kim ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që shqiptarët i kanë dhënë gjatë 3 vitesh e gjysmë në detyrën si ambasadore e SHBA-së në Tiranë. Në një postim në Twitter, Yuri Kim, shkruan se me krenari ka vizituar të 61 bashkitë e vendit dhe ka takuar mijëra shqiptarë që e kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë.

“Duke u larguar pas tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë e kripë e zemër të bardhë. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim”, shkruan Yuri Kim.

David Konstenacik është miratuar nga Senati amerikan si pasuesi i Yuri Kim në Tiranë.

Signing off after three and a half years in beautiful Albania! I am proud to say that I visited all 61 municipalities and met thousands of Albanians, who greeted me with bread, salt, and an open heart

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts