Friday, October 11, 2024
HomeAktualitetStudentët bursë sa rroga minimale nëse ndjekin degët mësuesi, bujqësi dhe turizëm

Studentët bursë sa rroga minimale nëse ndjekin degët mësuesi, bujqësi dhe turizëm

-

Qeveria ka miratuar sot vendimin për të akorduar bursë sa paga minimale mujore për studentët që do të zgjedhin degë si mësuesia, bujqësia apo turizmi.

Vendimin e ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila deklaroi se për këto degë që konsiderohen prioritare, është hequr kushti që nxënësit të kenë dhe të ruajnë mesataren 8,5 gjatë viteve të studimit.

Në të njëjtën kohë ajo tha se studentët që do të marrin bursë gjatë studimeve, do të duhet të punojnë në Shqipëri për të paktën 3 vite.

“Bëhet fjalë për vendimin për programet prioritete. Ne kemi shpallur një listë të programeve prioritare si bujqësia, mësuesia, turizmi. Ata që kanë mesatare mbi 8.5 të përfitojnë një bursë sa paga minimale çdo muaj me kushtin që në 3 vite të japin kontributin e tyre brenda vendit. Sot kemi vendosur që ti ndajmë kuotat për këto bursa sipas universiteteve. I gjithë buxheti që ministria ka në dispozicion ti ndajë me kuota në varësi të universiteteve. Kemi vendosur të heqim kriterin 8.5 të mesatares që ata që përfitojnë bursa për të ndjekur këto programet. Në mësuesi mesatarja duhet të jetë mbi 7.5. në disa programe si në bujqësi, edhe me mesatare 7.5 mund të jetë i suksesshëm. Kemi hequr edhe kriterin që duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. Në VKM ekzistuese maturantë duhet të ruanin mesataren. Ne këtë e kemi hequr. Në listë kemi përfshirë edhe arsimin fillor, arsimin parashkollor, disa programe të inxhinierisë. i ftoj maturantët ta vlerësojnë këtë mundësi me kushtin që kur të diplomohen të japin kontribut në Shqipëri për 3 vite”, u shpreh Kushi.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se dikasteri që ajo drejton është duke diskutuar e studentët e mjekësisë, pedagogët dhe rektoratin për projektin e hedhur për diskutim që studentët që mbarojnë mjekësinë dhe largohen nga Shqipëria të paguajnë një tarifë më të lartë për studimet që kanë ndjekur.

“Ne kemi ndërmarrë një proces konsultimesh me studentët e mjekësisë me ministren e arsimit, me rektorin, me dekanin dhe pedagogë për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Kur të kemi një vendim për ta prezantuar, ky do të jetë vendi që do të njiheni me të”, tha Manastirliu.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts