Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në Facebook, që për 4 ditë Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.
Teksa thekson se pjesë e garës do të jenë edhe dy varka shqiptare, kreu i qeverisë e quan një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit.
”Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi. Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”,-shkruan Rama.