Friday, October 11, 2024
HomePolitikëLlagami raporton në Kuvend: Harta e re gjyqësore realitet, Gjykata e Apelit...

Llagami raporton në Kuvend: Harta e re gjyqësore realitet, Gjykata e Apelit 5300 seanca në 4 muaj

-

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Naureda Llagami theksoi sot “në 4 muajt e parë Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka zhvilluar mbi 5300 seanca gjyqësore dhe ka përfunduar me vendim të formës së prerë 2500 çështje”, tha ajo. Në fjalën e saj në Kuvend ku prezantoi raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Llagami tha se “lidhur me projektin më madhor të KLGJ në këtë vit ka qenë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Sot harta e re gjyqësore është realitet. Prej 1 shkurtit 2023 ne kemi vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila shtrihet në të gjithë territorin e Republikës”.

“Gjithashtu prej 1 majit 2023 kemi 13 gjykata të rretheve gjyqësore nga 22 të tilla që kishim parë dhe nga dita e sotme do të kemi vetëm 2 gjykata administrative të shkallës së parë duke u përmbyllur kështu edhe faza e tretë dhe e fundit e hartës së re gjyqësore”, theksoi Llagami.

Lidhur me aksesin në drejtësi të qytetarëve, Llagami tha se “KLGJ ka mundësuar edhe hapjen e zyrave të shërbimit si struktura të cilat ngrihen dhe funksionojnë pranë godinave të ish-gjykatave me qëllim ofrimin e shërbimeve administrative”. Llagami bëri të ditur se “ka filluar për herë të parë procesi i digjitalizimit të arkivës gjyqësore, e cila do të jetë një ndihmë e madhe për stafin e gjykatës dhe një instrument pozitiv”.

Më tej Llagami tha se “me qëllim plotësimin e trupave gjyqësore në gjykata, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka trajtuar mbi 560 kërkesa duke caktuar 740 gjyqtarë për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në ato gjykata ku ka pasur nevojë. Janë përfshirë në skemë delegimi 10 gjyqtarë dhe ka transferuar me pëlqim 9 gjyqtarë të tjerë”. Llagami bëri të ditur se “gjatë vitit 2022, sistemi gjyqësor është përballur me një ulje minimale të ngarkesës së punës, ku numri total i çështjeve në shqyrtim në vitin 2022 është 0.4% më i vogël se në vitin 2021. Qytetarët i janë drejtuar më pak gjykatave duke sjellë një ulje prej 12% të çështjeve të reja të regjistruara gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraardhës. Pjesa më e madhe e gjykatave kanë funksionuar me kapacitet të reduktuar të gjyqtarëve, nën 70% (25 nga 38 gjykata), ndërsa në nivel kombëtar vetëm 56% e organikës së gjyqtarëve kanë qenë efektivisht në detyrë gjatë vitit 2022”.

Po ashtu Llagami tha se “përgjatë vitit 2022, numri i anëtarëve në Gjykatën e Lartë ka shkuar 16 anëtarë dhe aktualisht është dekretuar dhe një anëtar i KLGJ dhe mbeten dhe 3 vende vakante, të cilat janë në proces”. Pas prezantimit të raportit, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e pyeti Llagamin përse mbahen fshehur zgjedhja dhe verifikimi i kandidatëve për gjyqtarë.

Llagami u shpreh se “Këshilli ka 2 procedura, procedurën e parë që ka të bëjë me verifikimin. Duket se ne mbajmë të mbyllura gjithë pjesën e promovimit të gjyqtarëve, por jo ajo që ne mbajmë të mbyllur dhe që e kemi mbajtur të mbyllur është fakti i verifikimit të figurës së kandidatit. Pjesa që ka të bëjë me vlerësimin apo me renditjen nuk mbahet asgjë e mbyllur. Tek pjesa e verifikimit të kandidatit, ne kemi folur me të gjithë agjencisë ligjzbatuese dhe kemi marrë praktikat më të mira se si duhet të veprojmë dhe SHIK dhe DSIK ato na kanë trajnuar”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts