Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nga sektori i Kadastrës do të ketë shumë dorëheqje, për shkak të vendosjes edhe të sistemit të ri digjital.
Gjatë fjalës së tij në një takim mbi monitorimin e territorit nga satelitët, Rama tha se do të këtë lëvizje nga shumë ata punonjës që kanë qëndruar në këtë institucion padrejtësisht.
“Shqipëria sot është një vend lider në Ballkanin Perëndimor në dy aspekte, për mbrojtjen që ka tokën, detin, hapësirën dhe sferën kibernetike. Në të 5 këto mbrojtje jemi të pranishëm. Kemi hequr një barrë nga shpina, përsa i përket aksesit të qytetarëve në titujt e pronësisë. Kemi hyrë ku para 48 orësh, Agjencia e Kadastrës ka kaluar në një sistem të dixhitalizuar. Mesa kujtoj ka krijuar një konfuzion të madh te individët e mësuar që i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtrua pushtetin e tyre të vogël që kthehet në një pushtet absolut mbi qytetarët. Por nuk ka ndonjë problematike të madhe në kolaudimin e këtij procesi.
Dje më çonte një screanshoot të një bisedë me një drejtor, që fliste për një dosje. Ai thoshte; si të ndihmoj unë mor vëlla kur në pronat tona na del Bulqiza e Gramshit dhe jo të qytetet e tyre dhe se po iknin punonjësit. Po ata ndoshta ikin se nuk iu vjen ndonjë copë e majme. Kjo është mundësi e madhe për të gjithë ata të rinj të shkolluar që të shërbejnë për shtetin, me paga konkurruese për tregun, siç do të jenë ato të Kadastrës. E kam shumë të qartë se në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht.”, tha Rama.
Teksa u ndal te çështja e satelitëve, Rama tha se ata kanë kapur imazhe shumë të rëndësishme, duke shtuar se me ato arrihet të evidentohen përmbytjet, apo dhe parcela me kanabis.
“Duke u ndalur te çështja për të cilën jemi mbledhur, shumë qeshën e nënqeshën. Siç e patë, deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme për 65324 metra katrorë të Shqipërisë. Ka qenë periudha më e bukur për gjelbërimin. Bimësia ka një entuziazëm të madh, për shkak të shirave. Por qelli i mbuluar e ka penguar pak punën e kompanisë. Përveç Albania 1 dhe 2, u shtuan dhe 8 satelitë të tjerë nga kompania për të lexuar imazhe ku kishte mundësi që të shihej territori. Satelitët do të na ndihmojnë në shumë procese, siç janë identifikimin e ndërtimeve pa leje. Për agjencitë ligjzbatuese do të jetë më e lehtë konstatimi i kanabisit. Ftoj të rinjtë që janë pjesë e botës të teknologjisë që të përfshihen në këto projekte. Edhe për AKSH-in, për strukturat e inovacionit në ministri dhe në institucionet qendrore, është një paketë e re që është bërë gati dhe që së shpejti do të kalojë ose javën e ardhshme e në mënyrë që asnjë i ri me dije dhe formim në fushën e IT, të mos e shoh as largimin nga Shqipëria as sektorin privat si mundësi të vetme. Kush do të punojë për shtetin shqiptar për të vënë në përdorim idetë për të krijuar një Republikë në të cilën mbrojtja kibernetike apo shfrytëzimi i imazheve satelitore, janë në nivel ekselence, do të paguhen më mirë se sa kudo tjetër apo kudo tjetër në sektorin privat.”, përfundoi Rama.