Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj foli këtë mbrëmje në lidhje me zhvlerësimin e monedhës euro në Shqipëri. Ajo tha se kanë zhvilluar takime me shoqatat që preken më shumë nga ky fenomen dhe janë në bisedime për të gjetur zgjidhje.
”Në vijim të takimeve që kemi pasur, kemi vendosur që të marrim masa për të qenë sa më pranë eksportuesve. Kemi marrë masa në mënyrë që përshpejtimi i rimbursimit të TVSH të jetë në një kohë sa më të shkurtër.
Jemi të shqetësuar për këtë kategori biznesesh, por dhe për ecurinë e tyre për vitet e ardhshme sepse dalin në humbje. Shpenzimet janë në lekë dhe të ardhurat janë në euro. Kjo do të thotë se të ardhurat janë më të ulëta në krahasim me shpenzime”,-tha ajo