Thursday, October 10, 2024
HomeAktualitetTitulli i parë joqeveritar në Bursë, Drejtori i AMF: Shembull për listime...

Titulli i parë joqeveritar në Bursë, Drejtori i AMF: Shembull për listime të tjera nga kompanitë

-

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e listimit të instrumentit të parë në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE, nga ana e një kompanie private.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Drejtoresha e Përgjithshme e Bursës ALSE, Nada Vokshi, drejtues të shoqërive që operojnë në tregjet financiare, si edhe përfaqësues të bizneseve.

Në fjalën e tij, Mete theksoi se janë dashur jo pak përpjekje për të arritur deri këtu, ndërsa uroi që ky hap të shërbejë si shembull për t’u ndjekur nga kompani të tjera, publike ose private.

Ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe për sipërmarrjet e investimeve kolektive sjellin harmonizim me kuadrin ligjor të BE, vendosin standarde evropiane për veprimtarinë e subjekteve nën mbikëqyrje, si edhe rrisin standardet e mbikëqyrjes.

Ligji i ri për fondet e investimit na krijon mundësinë të sillemi si rregullatorë evropianë, edhe pse nuk jemi ende në BE. Kemi lidhur së fundmi marrëveshje me vende të zhvilluara në këtë drejtim, siç është Austria dhe Luksemburgu, ndërkohë që emra të mëdhenj evropianë sa i përket fondeve të investimit kanë shfaqur interes për të operuar në Shqipëri. Aktualisht, kemi një aplikim nga një prej fondeve më të mëdha në Evropë për të qenë i pranishëm në Shqipëri, si edhe një tjetër aplikim nga një fond evropian për të krijuar fondin e parë të gjelbër ESG në vendin tonë – u shpreh Mete.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv deklaroi se të gjitha bankat që operojnë në tregjet e kapitalit duke kryer shërbime investimi për klientët, kanë realizuar procesin e përshtatshmërisë, kanë zgjeruar licencat e tyre bazuar në ligjin e ri dhe tashmë operojnë në një format rregullator evropian.

Për të gjitha këto, Autoriteti mori vlerësime nga Komisioni Evropian në shkurt të këtij viti në Takimet Bilaterale në Bruksel për kapitullin 9, ku u konstatua progres i konsiderueshëm në procesin e përafrimit ligjor e rregullator me acquis dhe direktivat evropiane. Gjithashtu, për shkak të avancimit të bërë me bazën ligjore e rregullatore për tregjet e kapitalit, Banka Botërore ka përzgjedhur dhe ka rekomanduar Autoritetin që të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës, në procesin e nisur prej tyre për të harmonizuar kuadrin ligjor me praktikat dhe direktivat evropiane.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts