Janë hapur regjistrimet për nxënësit që futen në vitin e parë në gjimnaz.
Regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024 do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.
Formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit në sistemin e-albania, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.
Postimi i plotë i ministres së Arsimit, Evis Kushi:
Të dashur nxënës dhe prindër,
Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.
Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.
Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor! ?