Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarajevë në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit.
Rama sot do zhvillojë takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Kreu i qeverisë u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Elmedin Konakoviç. Më pas u takua me me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo.
Rama shkruan në facebook:”Sarajevë – Takim me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto”.