Nuk ka qetësi në bregdetin shqiptar. Një tjetër pushuese ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se 40-vjeçarja nga Kosova, ka rrezikuar jetën në zonën Kune Vainit.
Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe po mbahet nën kontroll.
Ky është rasti i tretë ku tre pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin.