Thursday, October 10, 2024
HomeAktualitetTensionet në Veri, Escobar: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është ‘në...

Tensionet në Veri, Escobar: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është ‘në tavolinë’

-

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se plani evropian për Kosovën është i mirë dhe se “nuk i përshtatet asnjërës palë” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do “të humbas mundësinë” nëse ai nuk pranon ta zbatojë atë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se masat ndëshkuese për Kosovën për shkak të mospërfilljes së kërkesave të aleatëve perëndimorë, nuk përfshijnë largimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë kjo për Kosovën dhe nëse njëra prej tyre do të ishte tërheqja e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Escobar tha se kjo mundësi “nuk është në tavolinë”.

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se pasojë e mospranimit të planit evropian është një mundësi e humbur.

“Kjo nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj”, shtoi Escobar.

Serbia në vazhdimësi po kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila parashihet në Marrëveshjen e Brukselit për Normalizimin e Marrëdhënieve nga viti 2013.

Kosova po përpiqet ta pengojë atë asociacion që të ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se nuk dëshiron diçka si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë në territorin e saj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts