Thursday, October 10, 2024
HomeAktualitetBalla përkujton masakrën e Srebrenicës: Dhimbje e thellë për viktimat dhe traumat...

Balla përkujton masakrën e Srebrenicës: Dhimbje e thellë për viktimat dhe traumat njerëzor

-

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili u dekretua dje si Ministër i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt me Rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u kap nga forcat serbe të Bosnjës.

Prej atij momenti për disa ditë me radhë, më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë, të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë nën mbrojtjen e Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës, të komanduara nga gjenerali Mlladiç dhe nga njësitë paraushtarake që vepronin nën autoritetin e presidentit të atëhershëm të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç.

POSTIMI I PLOTË
Sot përkujtojmë dhe nderojmë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, duke shprehur më së pari dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi serb, si dhe përkrahjen e plotë dhe solidaritetin e sinqertë, siç e ka dhe zakoni i shqiptarit, për tërë të lënduarit, të mbijetuarit gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë-Hercegovinë.
* Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt me Rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u kap nga forcat serbe të Bosnjës.
Prej atij momenti për disa ditë me radhë, më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë, të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë nën mbrojtjen e Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës, të komanduara nga gjenerali Mlladiç dhe nga njësitë paraushtarake që vepronin nën autoritetin e presidentit të atëhershëm të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts