Friday, October 4, 2024
HomePolitikë“Situata në Kosovë, e rrezikshme”, Rama nga samiti i NATO-s: Veriu mund...

“Situata në Kosovë, e rrezikshme”, Rama nga samiti i NATO-s: Veriu mund të kthehet në vatër zjarri

-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta” gjatë vizitës në samitin e NATO-s në Vilnus.

Nga atje Rama ka folur në lidhje me situatën në Kosovë duke thënë se ajo që po ndodh në veri të vendit fqinj është shumë e rrezikshme dhe se situata aty mund të eskalojë deri në hapje konflikti.

Rama u shpreh se teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës.

“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcenim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, theksoi ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts