Presidenti i Frances, Emanuel Macron po përgatitet të vizitojë shpejti Shqipërinë! Lajmin ë bëri të ditur kryeministri rama pas një takimi me kreun e ELIZESË gjatë Samitit të NATO. Rama pati një takim dhe me presidentin turk, me të cilin tha se diskutoi për Situatën në veri të Kosovës
Presidenti i Francës Emmanuel Macron pritet ta vizitojë Shqipërinë së shpejti.
Ishte kryeministri Edi Rama që dha lajmin pas një takimi me kreun e Elizëse në ditën e dytë të Samitit të NATOS në Lituani.
Ai shkroi në rrjetet sociale se Macron po përgatitet për vizitën në Shqipëri por pa dhënë më tej detaje për datën e cila mbetet për tu parë bashkë me axhendën e presidentit francez.
Emanuel Macron ishte në Tiranë dhjetorin e kaluar në Kuadër të Samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, por nuk ka qëndruar asnjëherë për vizitë zyrtare.
Kryeministri Edi Rama pati një takim edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku sic bën me dije diskutuan për situaën në rajon, vecanërisht ajko në veriun e Kosovës.
Në ditën e parë të Samitit kreu i qeverisë shqiptare në një bashkëbisedim kërkoi nga NATO angazhim më të fortë për KFOR për situatën në veri të Kosovës, ku thotë se rrezikon të kthehet në një vatër zjarri.
Kryeministri Rama zbuloi përmes fotografive se gjatë samitit të NATO-s bisedoi me sekretarin amerikan të Shtetit. Antony Blinken, kryeministrin dhe ministrin e jashjtëm grek dhe lider të tjerë të vendeve aleate.
Më joformal Rama pozoi me kryeminstren italiane Georgia Meloni, ku të dy duken të buzëqeshur.