Monday, October 7, 2024
HomeKronikaBalla: Në shtator përpara me reformën zgjedhore, vota e diasporës në 2025...

Balla: Në shtator përpara me reformën zgjedhore, vota e diasporës në 2025 të jetë realitet

-

 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, i bëri thirrje opozitës për t’i dhënë një ritëm tjetër reformës zgjedhore, duke nisur nga muaji shtator.

Në fjalën e tij, gjatë diskutimeve të raportit vjetor të Komisionit Qendror Zgjedhor, Balla tha se është përgjegjësi e opozitës që reforma zgjedhore të eci me ritëm më të shpejtë.

“Është koha e duhur që në shtator, Kuvendi i Shqipërisë të çojë përpara me ritëm të ri reformën zgjedhore. Përgjegjësia këtu, doni apo s’doni është e opozitës. Ne jemi të gatshëm, e kemi thënë prej ditës së parë, që të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR t’i çojmë përpara”, garantoi Balla.

Për kryetarin e grupit parlamentar socialist, dy janë shtyllat kryesore ku duhet të bazohet reforma zgjedhore.

“Personalisht unë insistoj për depolizitimin e komisioneve zgjedhore, është domosdoshmëri. Administrimi i zgjedhjeve nga persona apolitik, është model që garanton sukses, garanton përshpejtim të daljes së rezultatit të zgjedhjeve”, tha Balla.

“Por, nuk harroj dot këtu pa përmendur se ne duhet të marrim vendimet e duhura. Prandaj duhet të adresojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të garantuar që në prill apo në mesin e majit të vitit 2025, motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë jashtë territorit, kudo në të gjitha kontinentet, të kenë mundësi të votojnë”, theksoi Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist la të kuptohet dhe qëndrimin e mazhorancës mbi modelin që duhet ndjekur për t’i dhënë mundësi diasporës shqiptare të votojë në zgjedhjet e 2025.

“Mund të bëhet me postë, po të kemi parasysh shpërndarjen e madhe që ka sot diaspora shqiptare. Prandaj, nëse nuk do të kisha qenë kryetari i grupit parlamentar të opozitës, deputet i opozitës, do isha ndalur tek këto çështje për të patur gati rregullat e lojës”, vuri në dukje Balla.

Ai shtoi se Shqipëria është i vetmi vend që nuk zhvillon dot zgjedhje, për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e ndarjes së mandateve, që duhet adresuar. Balla, po ashtu i bëri thirrje opozitës të mos shpërqendrohet me debate të ditës, por të shohë drejt destinacionit final.

“Ka një thënie të mençur, “nëse do të shkosh në destinacion mos u merr të flasësh rrugëve, çfarë të del rrugës”, e nëse do të ishit ju një opozitë që do donit pushtet, por ju vetë nuk e imagjinoni dot, jo më ata që duhet t’ju vijnë mbrapa, sepse mund të vinin një ditë””, vijoi Balla.

Më tej, kreu i grupit parlamentar socialist iu rikthye dhe çështjes Ahmetaj, duke krahasuar sjelljen e mazhorancës sot dhe me mazhorancën e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Në rastin e Lulzim Bashës, ndaj të cilit prokuroria kërkoi autorizimin nga ana e Kuvendit, procedura në Kuvend mori 3 muaj kohë. Në rastin e Tahirit u deshën 6 ditë. Ne shqetësimin e vetëm që kemi është që të garantohet një proces i rregullt gjyqësor”, tha Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts