Moti për ditën e sot pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbizotërojnë masat ajrore të thata dhe të nxehta gjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimit nga SHMU, orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në mesditë në relievet e larta malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
-në zonat malore 17 deri 37°C;
-në zonat e ulëta 18 deri 40°C;
-në zonat bregdetare 21 deri 37°C.