Nga sot Taulant Balla zyrtarisht Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.
Dy ditë pasi mori miratimin nga Parlamenti, Taulant Balla është betuar para Presidentit të Republikës Bajram Begaj si Ministër i Brendshëm, në një ceremoni në Institucionin e Presidentit, ku merrte pjesë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla si dhe deputetë të PS-së.
Balla është ministri i pestë i qeverisë socialiste, prej vitit 2013 kur mori pushtetin.
Kuvendi miratoi të enjten dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.
Balla është një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend, ku ka përballuar pothuajse i vetëm betejat me opozitën, të cilat shpesh kanë përfunduar edhe ne gjykatë dhe Balla ka dalë fitues për akuzat ndaj tij.