Monday, October 7, 2024
HomePolitikëPërfundon mbledhja, Rama përcjell liderët e rajonit dhe poston foton zyrtare

Përfundon mbledhja, Rama përcjell liderët e rajonit dhe poston foton zyrtare

-

Ka përfunduar takimi informal i kryeministrit Edi Rama me liderët e rajonit mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kreu i qeverisë po ashtu ka postuar në Facebook edhe një foto me zyrtarët.

”Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç”,-shkruan Rama.

Në këtë mbledhje nuk kishte asnjë përfaqësi nga Kosova. Kryeministri Albin Kurti vijon që të mbajë qëndrim ndaj Ramës dhe ka marrë pjesë në një takim pune në Greqi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts