Friday, October 4, 2024
HomePolitikë“Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit!” Francezja “L’Alsace” artikull për turizmin, historinë...

“Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit!” Francezja “L’Alsace” artikull për turizmin, historinë dhe bukuritë e vendit

-

 

“Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit”, ky është titulli i gazetës franceze “L’Alsace”, që rendit disa nga vendet më të bukura të vendit tonë duke nisur me Ksamilin.

“Shqipëria befason me bukurinë e plazheve të saj, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë. Mes tyre edhe Ksamili në jug të vendit. Por në fakt, i gjithë bregdeti është plot me vende të shkëlqyera për t’u larë, të cilat nuk kanë përse t’ia kenë aspak zili Greqisë fqinje”, thuhet në artikull.

Është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë. Aty ku ndjenja e mikpritjes ndriçon buzëqeshjet e vizitorëve, vijon artikulli i medias franceze. “L’Alsace” rendit faktin se Shqipëria është një vend malor duke u ndalur tek Alpet në veri të vendit me shtigjet që përshkojnë peisazhe madhështore.

“Në zemër të Alpeve Shqiptare liqeni i Komanit ju fton të bëni një ekskursion, me traget ose kajak mes shkëmbinjve të lartë nën shoqërinë e cicërimave te zogjve, duke e bërë udhëtimin më unik”.

Prestigjiozja franceze përshkruan disa nga qytetet historike të vendit si Berati, Shkodra, Korça, Gjirokastra dhe Tirana.

Teksa flet për kryeqytetin shqiptar, gazeta franceze nënvizon se Tirana mban gjurmë të së shkuarës komuniste të vendit, edhe pse ajo është në ringjallje të plotë dhe u sugjeron turistëve të vizitojnë Pazarin e ri, me mijëra aroma dhe ngjyra, sheshin Skënderbej, si zemra e qytetit dhe Piramidën e Tiranës dhe mjaft destinacione të tjera.

Artikulli i francezes “L’Alsace” mbyllet me Butrintin, i cili përshkruhet si një vend tepër i rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri. “Butrinti ka gërmadha të jashtëzakonshme. Si një tempull i madh romak i stolisur me statuja mermeri. Një portë e madhe hyrëse në qytet, e quajtur “porta e luanit” apo dhe bazilika e shekullit të IV-të”.

Jehona e mediave të huaja për Shqipërinë ka patur impakt mjaft të madh edhe në bumin turistik që i drejtohen vendit tonë gjatë muajve të fundit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts