Saturday, October 12, 2024
HomePolitikëBalla porosi për policinë: Arrestoni urgjent personat që lëvizin të armatosur

Balla porosi për policinë: Arrestoni urgjent personat që lëvizin të armatosur

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është vepër penale dhe mosbindje ndaj ligjit.

Balla në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka nënvizuar se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet.

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”, shprehet ministri Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts