Friday, October 11, 2024
HomeAktualitetNga Shëngjini në Kavajë, bllokohen 6 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit

Nga Shëngjini në Kavajë, bllokohen 6 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit

-

Policia Kufitare e Durrësit ka bllokuar 6 mjete lundruese nga Shëngjini në Kavajë.

Sakaq bëhet me dije se janë gjobitur edhe drejtuesit e tyre me masën administrative 10000-20000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Durrësit/Njësia Policore Detare

Në të gjithë hapësirën detare të qarkut Durrës, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe nga Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Shëngjini në Kavajë, u bllokuan 6 mjete të tjera lundruese, prej tyre: 4 Jet Ski, 1 skaf dhe 1 gomone.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative 10 000-20 000 lekë, për mungesa në dokumentacion ose për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore të qarkut Durrës, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare të DVKM Durrës, kanë bllokuar në Shëngjin, Spille dhe Durrës, 6 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme, konkretisht:

-4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë;

-1 skaf dhe 1 gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts