Monday, October 7, 2024
HomeAktualitetCall center i paligjshëm në Selitë, arrestohen 6 persona

Call center i paligjshëm në Selitë, arrestohen 6 persona

-

Zbulohet një call-centre që kryente veprimtari ilegale në Tiranë. Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, mes tyre përgjegjësin dhe shefen e këtij biznesi ilegal, ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare bënë me dije se këta persona akuzohet se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, për të investuar në tregje fiktive.

Gjatë operacionit policor të koduar “Selita Center” u arrestuan 6 shtetasit: Ermion Markaj; Patricja Radovani
Donald Toma; Areteo Butsi; Emanuele Jaho dhe Fiodor Zi, ndërsa u shpall në kërkim administratori i subjektit, Julian Markaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita Center”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Zbulohet një subjekt ekonomik (firmë) që ishte përshtatur si call center. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas të punësuar në këtë subjekt (mes tyre përgjegjësi i firmës dhe shefja e personelit). Shpallet në kërkim administratori i këtij subjekti. Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

 

Sekuestrohen 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, që u gjetën në ambientet e call center-it.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të mashtrimit kompjuterik, në një subjekt privat, në Selitë, Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selita Center”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në ambientet e këtij subjekti privat (firmë), ku kanë konstatuar disa shtetas që kryenin veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes call center-it.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i firmës, P. R., 29 vjeçe, me detyrë shefe e personelit të firmës, D. T., 27 vjeç dhe A. B., 36 vjeç, të katërt banues në Tiranë, si dhe shtetasit E. J., 29 vjeç dhe F. Z., 34 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim administratori i këtij subjekti, shtetasi J. M., 31 vjeç.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit që u gjetën në këtë subjekt ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive. Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts