Friday, October 11, 2024
HomeAktualitetVendimi për pagën minimale në Kosovë, Kushtetuesja njofton Presidenten

Vendimi për pagën minimale në Kosovë, Kushtetuesja njofton Presidenten

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se Ligji për Pagën Minimale për mund të hyjë në fuqi vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencën e Kosovës.

”Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, ka thënë ai.

Më 21 korrik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Pagën Minimale. Kjo pasi në ligj nuk janë përfshirë edhe veteranët e luftës, të cilët thonë se sipas ligjit për veteranët pagesa e tyre mujore përcaktohet sipas pagës minimale.

Ligji për Pagën Minimale përfshin pagën 264 euro bruto, pa dallim moshe. Me ligin e vjetër paga minimale është 130 euro për personat deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 pas kësaj moshe. Veteranët paguhen 170 euro, por thonë se është padrejtësi të mos përfshihen në rritje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts