Saturday, October 5, 2024
HomeUncategorizedPërmbytjet me tre viktima në Slloveni, Begaj shpreh solidaritet: Mendimet dhe lutjet...

Përmbytjet me tre viktima në Slloveni, Begaj shpreh solidaritet: Mendimet dhe lutjet tona janë me ju

-

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij homologes sllovene Nataša Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë, pasi vendi është përfshirë nga përmbytje katastrofike

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven si dhe uroi për shërimin e personave të prekur nga përmbytjet dhe përmirësim të situatës.

“Shpreh solidaritetin tim të përzemërt për Nataša Pirc Musar dhe popullin e Sllovenisë që është prekur nga përmbytjet katastrofike. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj për shërim të shpejtë të të prekurve dhe kontrollimin e situatës”, shkruan Begaj në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts