Edi Rama trazon Italinë. Një postim i kryeministrit të vendit Edi Rama në rrjetet e tij sociale ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane ditën e sotme.
Një ditë më parë Rama krahasoi fluksin e shqiptarëve që emigronin drejt Italisë në vitin 1991 me turistët italiane që tashmë vijnë për pushime në vendin tonë.
“Shqiptarët nisen për në Itali 1991! Italianët nisen me pushime drejt Shqipërisë 2023”, shkruan Rama në gjuhën italiane, ndërsa e shoqëron me një foto nga eksodi i shqiptarëve. “…dhe prit, s’keni parë gjë akoma”, vijon më tej.
Kaq u desh dhe krejt mediat kryesore italiane u morën me statusin.
Në fakt kjo ishte LOJA! Rama e donte pak publicitet në këtë muaji pushimesh dhe e arriti.