Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetPranimet në Akademinë e Sigurisë, Kuko: 100 kuota për studentët ekselentë, ja...

Pranimet në Akademinë e Sigurisë, Kuko: 100 kuota për studentët ekselentë, ja kriteret që duhet të plotësojnë

-

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka informuar sot në lidhje me procesin e regjistrimit në Akademinë e Sigurisë të studentëve ekselentë.

Kuko tha se Ministria e Brendshme po udhëheq një proces reformash në kuadër të forcimit, rigjenerimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale të radhëve të Policisë dhe prej disa ditësh kanë nisur aplikimet e të rinjve, që njihen si studentët ekselentë, për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë.

“Policia e Shtetit ka përcaktuar kuotat e pranimit në bazë të nevojave të drejtorive vendore në qarqe.
Numri total i kuotave të pranimit, për këtë vit, është 100.

Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që ne i kemi quajtur “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët:
– jurisprudencë, ekonomi ose IT;
– mesatarja 8 e lart në të dy ciklet e studimit, pra bachelor dhe master;
– gjuha angleze.
Së fundmi kemi nënshkruar një marrëveshje me Universitetin e Tiranës, e cila synon që:
– të nxisë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardeve etike të nëpunësve, të MB e të PSH;
– të kontribuojë në rritjen cilësore dhe sasiore të kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore të Akademisë së Sigurisë si institucion i lartë i formimitk akademik të PSH”, tha zv.ministrja.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts