Tuesday, July 23, 2024
HomeAktualitetMinistrja Kushi: Në klasën e parë mund të regjistrohen edhe fëmijët nën...

Ministrja Kushi: Në klasën e parë mund të regjistrohen edhe fëmijët nën 6 vjeç

-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

”Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023-2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë”,-shkruan Kushi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts