Tuesday, May 28, 2024
HomeAktualitetAplikacioni TEA, një standard i ri në industrinë e turizmit

Aplikacioni TEA, një standard i ri në industrinë e turizmit

-

Kalendari turistik i eventeve verore vjen këtë vit i harmonizuar për herë të parë në aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania).

Ndërsa ndau një video informuese mbi këtë aplikacion, kryeministri Edi Rama u shpreh se TEA këtë sezon ka qenë udhërrëfyesja e qindra mijëra vizitorëve të huaj dhe pushuesve shqiptarë, duke vendosur një standard të ri në industrinë e turizmit.

TEA (Tourism Events of Albania), kalendari digjital i turizmit është një platformë e mirëorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts