Friday, May 24, 2024
HomeAktualitetBalla takim me Strukturat e Forcave Shqiponja

Balla takim me Strukturat e Forcave Shqiponja

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi mbrëmë një takim me Strukturat e Forcës së Posaçme Shqiponja. Balla shprehu falënderime për punën e palodhur të forcave Shqiponja, të cilët bëjnë të mundur marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. “Ndërsa qyteti i Tiranës bëhet gati për gjumë detyra juaj është që gjatë gjithë natës, në të gjithë territorin e kryeqytetit, të zbatoni ligjin dhe natyrshëm që t’u shkojmë nga mbrapa të gjithë atyre që shkelin ligjin. Në Tiranë kemi një numër të konsiderueshëm personash në kërkim dhe detyra jonë është që këto persona që i shmangen ligjit ne t’i çojmë përpara drejtësisë dhe së bashku me drejtor Toninin dhe nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm Rrumbullaku ne kemi tashmë një plan sesi të shtrijmë kontrollin tonë në të gjithë territorin”.

Në fjalën e tij Balla shprehet se duhen më shumë rezultate në kontrollet për armëmbajtje pa leje si dhe deklaroi se dita ditës Policia e Shtetit po rifiton besimin e qytetarëve duke i’u përgjigjur çdo shqetësimi që ata kanë.

“Dua më shumë rezultate në kontrollet për armëmbajtje pa leje dhe dua ta përgëzoj, dhe një prej arsyeve që jam sot këtu është që ishte njëra prej njësive tona të Forcave Shqiponja e cila bëri të mundur ndalimin e një oficeri të Gardës së Republikës që lëvizte nëpër Tiranë me armë pa leje. Ne duhet të ulim kohën e mbërritjes së forcave tona në momentin që një qytetar merr në numrin 112. Jam shumë i sigurt që ne dita ditës po rifitojmë besimin e qytetarëve dhe do ta thellojmë këtë besim vetëm nëse ne sillemi me qytetari dhe përmirësojmë komunikimin tonë me qytetarët”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts