Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetI ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA takon Ballën: Jemi të...

I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA takon Ballën: Jemi të shqetësuar për ndërhyrjet në sistemin TIMS

-

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ku diskutuan për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Mësohet se Balla dhe McDowell diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake apo sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

McDoWell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts