Monday, May 20, 2024
HomeAktualitet“Në dy javët e para të gushtit, 95 vatra”, ministri Peleshi bën...

“Në dy javët e para të gushtit, 95 vatra”, ministri Peleshi bën bilancin e zjarreve në vend

-

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka treguar situatën në terren sa i takon vatrave të zjarrit. Në një mesazh në ‘Facebook’, Peleshi theksoi se gjatë dy javëve të para të gushtit u raportuan 95 vatra zjarri, të cilat sipas tij janë shuar në kohë.

Mes të tjerash Peleshi tha se “Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.”.

“95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin. Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme.
Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik. Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts