Trafiku në rrugët e Shqipërisë është një tmerr këto dite. Shkak turizmi, por edhe mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Por nga mungesa e policisë në disa akse.
Sot për të shkuar në Lezhë nga Tirana shkon 5 orë dhe më tepër. Një orë e gjysëm vonon vetëm pjesa kur mbaron autostrada Thumanë- Milot, aty ku vjen edhe aksi nga Kosova.
Makinat kokë më kokë dhe nuk ka polic rrugor që të drejtojë apo menaxhojë trafikun në këtë pikë ku janë me qindra e qindra makina në radhë.