Thursday, May 23, 2024
HomeAktualitetBllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, ISHMT: Asnjë tolerim ndaj shkelësve...

Bllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, ISHMT: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit

-

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) në kuadër të kontrolleve për ndalimin e përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe bllokoi 497 kg qese plastike në  qytetin e Shkodrës.

ISHMT bën të ditur se inspektorët vazhdojnë punën çdo ditë në terren për të siguruar se subjektet zbatojnë ligjin.

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara. Inspektorët tanë do të jenë në terren, në çdo cep të vendit për të ndaluar përdorimin e qeseve njepërdorimëshe”.

ISHMT u bën thirrje operatorëve ekonomik të bëhen pjesë e ndryshimit të madh mjedisor me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts