Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetParashikimi i moti për javën që nis sot, ja çfarë pritet të...

Parashikimi i moti për javën që nis sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

-

Për javën që sapo ka nisur vendi ynë, por edhe një pjesë e madhe e europës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti.

Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore, malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar fakti se pavarsisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin mesdhe i bënë ato të mbushen me lagështirë.

Kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se sa vlerat e matura në kafazin meteorologjik (vapë “mbytëse”).

Megjithatë sipas hartave të parashikuara duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave si dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit./SHMU

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts