Thursday, June 13, 2024
HomeAktualitetViti i ri shkollor, ministrja Kushi: Nga 1 shtatori nis shpërndarja e...

Viti i ri shkollor, ministrja Kushi: Nga 1 shtatori nis shpërndarja e teksteve

-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se nga data një shtator nxënësit do të mund të tërheqin tekstet shkollore në shkollat përkatëse ose në pikat e distributorëve.

Gjithashtu Kushi njofton se këtë vit shkollor për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para edhe nxënësit e klasave të dyta e të treta do t’i kenë librat falas.

Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Postimi i Evis Kushit:

Tashmë në të gjitha institucionet tona arsimore kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e distributorëve që prej datës 1 shtator.
Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.

Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.
Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve paradite dhe pasdite, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë të gjithë prindërit në mënyrë që ky proces të jetë sa më i rregullt dhe i qetë.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit arsimorë, botuesit dhe distributorët, të cilët pavarësisht ditëve të nxehta të verës, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës, kanë vijuar punën me përkushtim që procesi i shpërndarjes së teksteve të arrihet në kohë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts