Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetMetoda e Eurostat raporton inflacion 5% në muajin korrik, shkak çmimet e...

Metoda e Eurostat raporton inflacion 5% në muajin korrik, shkak çmimet e larta të argëtimit dhe ushqimeve

-

Ritmet e rritjes së çmimeve në vendin tonë ishin 5% në muajin korrik 2023 sipas matjeve të inflacionit me metodologjinë e Eurostat, duke çuar në një rezultat 0.8 pike % më shumë se matjet kombëtare.

Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2023 është 5,0% nga 4.2% sipas metodologjisë vendase.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 10,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,2%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%, “Veshje dhe këpucë” me 4,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Shërbimi arsimor” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1% dhe “Komunikimi” me 1,0%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 7,1%. Në muajin Korrik 2023, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 1,3%, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,1% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0,6% secili, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%, “Shëndeti” me 0,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili.

Inflacioni mesatar në BE ishte 6.1 për qind në korrik afër niveleve të Shqipërisë. Në vendet e BE-së inflacioni është ulur me ritme shumë të shpejta se në Shqipëri. BE-ja u përball me rritje të çmimeve me ritme dyshifrore vitin e kaluar të nxituara nga çmimet e larta të energjisë, teksa në Shqipëria rritja e çmimeve që është formësuar nga ushqimet ka mbetur e qëndrueshme.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts