Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetPolicia Detare shpëton nga mbytja dy pushues në Gjirin e Durrësit

Policia Detare shpëton nga mbytja dy pushues në Gjirin e Durrësit

-

Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me Jet Skinë e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt dhe rryma e largoi në thellësi, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve.

Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut.

Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.

 

 

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts