Tuesday, May 21, 2024
HomeAktualitetShfrytëzonin fëmijët e mitur për të lypur, procedohen dy gra në Shkodër

Shfrytëzonin fëmijët e mitur për të lypur, procedohen dy gra në Shkodër

-

Dy shtetase të moshave 20 dhe 64 vjeçe janë proceduar penalisht në Shkodër, pasi shfrytëzonin dy fëmijët e mitur për të lypur. Uniformat blu bëjnë me dije se fëmijëve të moshave 1dhe 5 vjeç, u rrezikohej jeta pasi qëndronin në mes të akseve rrugore.

Njoftimi i policisë:

Qendronin në mes të akseve rrugore, për të lypur bashkë me fëmijë 1 dhe 5 vjeç, dhe rrezikonin jetën e tyre, të fëmijëve dhe pengimin e qarkullimit, procedohen penalisht 2 shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se në 2 raste, të mitur dhe foshnje, shfrytëzoheshin nga të afërm të tyre, për të lypur, dhe se duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, ishin burim rreziku.

 

 

Për këto 2 raste, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts